Zyrtarët shtetërorë do të marrin mëditje për udhëtime zyrtare dhe punëtori që organizohen edhe brenda Kosovës.
Me një vendim të Ministrisë së Financave, të marrë më 5 nëntor të këtij viti, është vendosur që zyrtarët e ministrive dhe të agjencive që marrin pjesë në punëtoritë e organizuara brenda Kosovës të paguhen nga 16 euro për një ditë të plotë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa për kohën që do t’u humbë në ditën e nisjes dhe atë të kthimit nga punëtoria do të kompensohen dy herë me nga tetë euro.
Sipas vendimit të siguruar nga KOHA, maksimumi i ditëve për të cilat do të mbulohen shpenzimet brenda një muaji nuk mund ta kalojë shtatëditëshin.
Pagesat e këtyre shpenzimeve që do t’u jepen zyrtarëve janë të liruara nga çdo lloj tatimi të drejtpërdrejtë si kompensim i lejuar për mbulimin e shpenzimeve të ndodhura të ngjarjes zyrtare.
Ky vendim ka ardhur menjëherë pas vendimit të Qeverisë të datës 19 tetor për ndalimin e organizimit të punëtorive jashtë Kosovës, me të cilin MF-ja ishte obliguar që t’i përcaktojë tarifat e shpenzimeve ditore brenda vendit.
KOHA ka marrë vesh se pas ndalimit të punëtorive jashtë Kosovës, punëtori këto që paguhen me mëditje shumë më të larta, ka pasur presion të zyrtarëve shtetërorë që meqë nuk u lejohen punëtoritë jashtë vendit, atëherë t’u paguhen ato brenda tij.
Nga Ministria e Financave janë arsyetuar se ky vendim ka bazë ligjore në udhëzimin administrativ për udhëtimet jashtë vendit dhe se vendimi është marrë që mjetet e buxhetit të Kosovës të përfundojnë brenda vendit.
Enis Spahiu, zëvendës i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Financave, thotë se me këtë vendim është ruajtur paraja publike.
“Definitivisht mendojmë që ka elemente të ruajtjes së parasë publike, ndoshta edhe e keni parë, është kufizuar edhe numri i ditëve ku organizatat buxhetore mund të organizojnë punëtori të tilla me kompensim të zyrtarëve; pagesa e ditës së parë dhe ditës së fundit, pra ditës së shkuarjes dhe kthimit është në vlerë 50 për qind dhe aspekt ndoshta shumë më i rëndësishëm është që këto mjete përfundojnë në tregun tonë, përfundojnë në tregun formal, një pjesë e tyre kthehet në formë të tatimeve dhe pjesa tjetër janë mjetet që gjeneron ekonomia e Kosovës”, ka pohuar Spahiu.
Për më tepër, sipas Ministrisë, dhënia e mëditjeve mund t’i nxisë zyrtarët shtetërorë që të marrin pjesë nëpër punëtori brenda Kosovës, të cilat sa kanë qenë pa pagesë janë anashkaluar pothuajse tërësisht.