Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni.
Meta u takua me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me kreun e BESA-s, Bilall Kasami, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela si dhe me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Gjatë këtyre takimeve Meta vuri në dukje dhe theksoi rolin kyç të faktorit politik shqiptar për harmoninë ndëretnike në Maqedoni si dhe nënvizoi rëndësinë që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese euro-atlantike të Maqedonisë.
“Meta theksoi rëndësinë qe ka bashkëpunimi i të gjithë faktorëve politike në Maqedoni për integrimet euro-atlantike dhe sigurinë rajonale”, thuhet në njoftimin e presidencës,
Gjithashtu Meta zhvilloi një takim të veçantë edhe me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski gjatë të cilit theksoi rendësin që ka roli i opozitës në të gjitha proceset euro-integruese të Maqedonisë.
{gallery}
-
Kurti arrin në Kuvend, pret takim konstruktiv me Hamzën
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn
-
Liderët evropianë në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Evropian, marrin pjesë Kurti e Rama
-
Nis takimi i presidentes me liderët politikë
-
Osmani pjesë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Grenellin