Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta, Rama dhe Ruçi bashkë nderojnë dëshmorët, por ruajnë distancën

Liderët e Shqipërisë, presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve.

I pari Meta dhe më pas Rama, krerët e shtetit kanë vendosur kurora me lule tek varrezat “Dëshmorët e Kombit”. Ra në sy se Rama, Meta dhe Ruçi respektuan distancën më shumë se një metër.

Siç mund ta shikoni në këtë foto, 3 krerët e shtetit qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri, pasi vendosën kurorat. Kjo ishte hera e parë që nga 9 marsi, që Meta, Rama dhe Ruçi marrin pjesë bashkë në një aktivitet.