Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta ngjitet në majën e Jezercës

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, është ngjitur në majën e Jezercës në lartësi mbidetare prej 2696 metrash.

Ai ka publikuar një video nga maja ku ka thënë se nuk ka regjisor, kameraman e fotograf që pasqyron realisht këtë mrekulli.

“E bukura e qiellit”, e ka quajtur Meta majën e Jezercës.

“Ju përshëndes nga E Bukura e Qiellit nga Maja e Jezercës 2696 m mbi nivelin e detit. Pas një ngjitje malore prej 17 km nga lugina e Valbonës arritëm te kryemaja e Alpeve tona, maja e Jezercës atje ku ke çdo majë në pëllëmbë të dorës e sidomos 3 luginat me përrallore të Valbonës, Gucisë e Thethit. Nuk ka regjisor, kameraman e fotograf që mund ta pasqyrojë të plotë e reale këtë mrekulli. Sepse maja e Jezercës është E Bukura e Qiellit!” ka shkruar Meta në Facebook.