Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka ftuar për vizitë zyrtare në Tiranë, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili u zgjodh në këtë post disa ditë më parë.
Ftesa për kryeparlamentarin e Maqedonisë është konfirmuar nga një njoftim i zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë.
“Maqedonia, fqinj i rëndësishëm edhe falë faktorit shqiptar shtetformues. Të forcojmë më tej marrëdhëniet ndërparlamentare. Dëshirojmë paqe, stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Bashkëpunimi ynë të avancojë perspektivën evropiane të Maqedonisë”, ka theksuar Meta, në ftesën drejtuar homologut të Maqedonisë.