Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015.
Duke marrë shkas nga ky raport kreu i shtetit thekson se vendi ynë nuk do të jetë më “lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare", raporton Tch.
“Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!”, shkruan Presidenti.
-
Meta fton popullin më 2 mars në Bulevardin Dëshmorët e Kombit “për çmontimin e grushtit të shtetit”
-
Në Tiranë sot mbahet tubimi i Metës kundër “grusht-shtetit”
-
Meta: Sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja
-
Meta bën thirrje për protestë paqësore
-
Të premten protesta “Liria ka emër” në Tiranë, Rama: Mijëra zemra do të kërkojnë drejtësi