Arbëri

Meta fton popullin më 2 mars në Bulevardin Dëshmorët e Kombit “për çmontimin e grushtit të shtetit”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë para medias dhe publikut. Ai i bëri thirrje popullit që më datën 2 mars, pasdite (datë që lidhet me Besëlidhjen e madhe të Lezhës, 2 mars 1444) të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të filluar çmontimin e grushtit të shtetit, bën të ditur Koha Jonë.

Presidenti nxori dokumente dhe fakte të reja për grushtin e shtetit, siç e ka cilësuar ai, dhe sot akuzoi direkt kryeministrin Rama si inicues, frymëzues dhe zbatues i këtij grushtshteti. Kreu i shtetit bëri dhe një paralajmërim për kryeministrin Rama, kur tha se “Ata që thonë e keni popullin në Whatsapp të porosisin poture të tjera sa më të gjera”. Fjala ishte për kryeministrin Rama, i cili vesh poture, por me sa duket i duhen poture sa më të mëdha!

Përplasja me sa shikohet po vjen vrullshëm, për fajin e mazhorancës e cila po merr çdo pushtet dhe tashmë nuk ngopet, por don të poshtërojë edhe institucionin e Presidentit të Republikës.

Me 2 mars ftohet populli, pa asnjë dallim partiak, të vijë në mbrojtje të Kushtetutës dhe kushdo është kundër keqqverisjes.

Më 2 mars!

Por pas 2 marsit do ketë edhe një dekret tjetër, por këtë herë mu në sallën e parlamentit të Shqipërisë, i cili është antikushtetues, sepse ka mbetur “gjysmë parlament”. Edhe në këtë firmosje dekreti në parlament, jashtë sallës do ftohet populli të rrethojë seancën, pasi populli e do demokracinë.