Mësimdhënësit në të gjithë vendin kanë hyrë në grevë njëorëshe, të enjten. Nën organizimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, çerdhet do të jenë në grevë nga ora 06:30-7:30, ndërsa shkollat fillore varësisht nga ndërrimet, ora e parë do të jetë grevë, kurse universitetet nga ora 10:00-11:00.
Orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen dhe nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon, SBASHK-u ka paralajmëruar se i qëndron skenarit për të hyrë në grevë të përgjithshme.
Kërkesa kryesore e mësimdhënësve, por edhe punëtorëve të sektorit publik është që të pagune nga 100 euro shtesë në muaj në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Mësimdhënësit kërkojnë mbrojtje nga nxënësit
-
SBASHK-u mbështet grevën dyorëshe në shkollën “Pavarësia”, paralajmëron veprime nëse s’merren masa konkrete
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat