Të dashur miq!
Dua ta nis këtë shkrim të gjatë me një falenderim të veçantë për familjen, e cila më ka mbështetur në çdo moment të jetës sime dhe sot jam ky që jam dhe ktu ku jam për shkak të edukimit dhe investimit të tyre gjatë gjithë jetës sime në karriere.
Gjithashtu dëshiroj të falënderoje të gjithë ju: Zonja dhe Zotërinj, Të moshuar dhe të rinj, Qytetare të nderuar të Essenit,
Anëtaret dhe Simpatizantet e partisë CDU-së, Intelektual, Biznesmen, Arsimtar, Diplomat, Diasporen Shqiptare, Votuesit, Miqt, Bashkëpuntorët, Botën e Medias kudo në Diasporë, Shqipëri, Kosovë, Maqedonin e Veriut, Gjermani, e të tjerë. Të gjithë ju që me keni shkruar pafund komente dhe mesazhe pozitive që nga fillimi fushatës deri tek momenti finale.
Urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja !! Zoti ju ruajt nga çdo e keqe dhe ju nderoft gjithmon në vendimet më të rëndesishme të jetës.
Ne ia dolëm të gjithë së bashku të sigurojmë 3032 vota për Këshillin e Integrimit në Asamblen e qytetit Essen dhe 115,415 vota për Kryetarin e partis CDU Thomas Kufen Kufen.
Përfitoj nga rasti ti dërgoj urime të përzemërta Kryetarit Thomas Kufen për rizgjedhjen si Kryetar Komune për periudhen 2020 - 2025. Gjithashtu dhe të zgjedhurve të tjerë i uroj suksese dhe fillim të mbarë.
Detyra ime, për të arritur tek mbajtja e premtimeve fillon që sot. Ju kujdesuni për veten dhe qëndroni të shëndetshëm.
Mirupafshim në sfidat e ardhshme!
Besnik Kelmendi CDU
(Artikull i sponsorizuar)
{gallery}