Në mesin e personave të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është edhe një burrë i grupmoshës 20-29 vjet nga Podujeva, është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga 32 të vdekur sa janë regjistruar gjatë 24 orët e fundit, janë dy persona të grupmoshës 30-39 vjet, tre të grurmposhës 50-59 vjet, nga nëntë të grupmoshave 60-69 vjet dhe 70-79 vjet, ndërsa tetë janë mbi 80-vjeçarë.
Më së tepërmi raste të vdekjes në 24 orët e fundit janë regjistruar në Pejë, tetë sosh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1612 raste pozitive. Nga rastet pozitive më së tepërmi ka pasur të grupmoshës 30-39 vjet, 364 sosh, pasuar nga grupmosha 40-49 vjet, 299 sosh e ajo 20-29 vjet 255 sosh.
Në grupmoshën 0 deri 9 vjet janë regjistruar 41 raste të reja.
Më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, 239 sosh, ndërsa në Prizren 168.
-
Dy nga të vdekurit nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë janë të grupmoshës 20-29 vjet
-
Një nga të vdekurit prej COVID-19 sot i takon grupmoshës 20-29-vjeçare
-
Pesë të vdekur nga COVID-19 të mërkurën në Kosovë
-
Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 sot një 27-vjeçar nga Vushtrria
-
Një i vdekur e tri raste pozitive me COVID-19 në Kosovë