Një nga tetë të vdekurit e regjistruar në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë, i takon grupmoshës 20-29-vjeçare.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për një burrë nga Istogu.
Grupmosha 20-29-vjeçare është më e prekura sa i përket rasteve të reja. Në ditën rekord prej 2279 rastesh të reja me COVID-19, 507 apo 22 për qind e totalit të rasteve ditore, janë të grupmoshës 20-29-vjeçare.
Krahas grupit të të rinjve që po infektohen më së shumti, janë edhe fëmijët ata që po përbëjnë përqindje të konsiderueshme të rasteve të reja. Grupmosha deri nëntë vjeç sot ka regjistruar 52 raste të reja, ndërsa ajo 10-19 edhe 265 raste të tjera.
Sa i përket viktimave, tri nga ta janë të moshës mbi 80-vjeç, ndërsa katër i takojnë grupmoshës 60-69-vjeçare. Ata ishin nga Rahoveci, Gjakova, Prizreni, Gjilani e Fushë-Kosova.
Në vlera të përgjithshme, nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 127 mijë e 627 raste pozitive. Prej tyre 2315 kanë humbur betejën me COVID-19. Aktualisht janë edhe 18 mijë e 287 raste aktive.
-
Mbi 100 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit i takojnë grupmoshës 10-19 vjeç
-
Mes të vdekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit edhe një burrë i grupmoshës 20-29 vjet
-
Dy nga të vdekurit nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë janë të grupmoshës 20-29 vjet
-
Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit është i grupmoshës 10-19 vjet
-
Grupmosha 50-59 më e prekura nga COVID-19 në Kosovë