Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë të vdekur nga COVID-19 të mërkurën në Kosovë

QKUK

Pesë qytetarë kanë vdekur dhe 1140 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 6767 testime të bëra.

Dy të vdekur janë nga Prishtina, ndërsa nga një në Viti, Drenas e Vushtrri.

Dy të vdekur janë të grupmoshës 60-69 vjeç e nga një në grupmoshat 50-59 vjeç, 70-79 vjeç dhe mbi 80-vjeçar.

Numri total i rasteve me fatalitet si pasojë e COVID-19 ka arritur në 3058.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga 1140 rastet e reja pozitive, 181 janë regjistruar në Prishtinë, 96 në Pejë e 81 në Ferizaj.

Numri total i personave që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ka arritur në 220.209.

Edhe 6 të vdekur dhe 1,283 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë Arbëri 6 të vdekur dhe 1,283 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Sipas njoftimit 3624 qytetarë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 198.645.

Ndërkaq numri i rasteve aktive është 18.506.