Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Merret vendimi për Zekën, mbrojtja e quan të pabazë

Gazmend Halilaj, avokati i deputetit Milaim Zeka, ka konfirmuar për Koha.net se klienti i tij është ndaluar për 48 orë.

Halilaj ka thënë se pret që Zeka të lirohet pasi, sipas tij, nuk ka asnjë provë që e arsyeton arrestimin e tij.

“Po presim që prokurori brenda kësaj kohe, pra 48 orë do ta lirojë pasi që nuk ka asnjë provë materiale që e arsyeton kërkesën për vazhdim të mëtejmë", ka thënë Halilaj për Koha.net.

Ai ka shtuar se nuk është e vërtetë që Zeka është arrestuar nga policia për mashtrim dhe shmangie nga tatimi, ashtu siç kishte njoftuar policia e Kosovës.

Halilaj gjithashtu ka shtuar se brenda një kohe shumë të shkurtër do ta bëjë edhe ankesën.

Artikuj të ngjashëm