Është arrestuar deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për Koha.net, ku ka thënë se e kanë intervistuar për veprën “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.
“Mund t'ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën që ndërlidhet me "Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi”, ka thënë për Koha.net Policia e Kosovës.
Tutje ka shtuar se lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.
Artikuj të ngjashëm
-
Kronikë e KTV-së rreth arrestimit të deputetit Zeka
-
Deputeti Zeka arrestohet për kërcënim të prokurorit
-
Milaim Zeka merr pjesë në Komisionin parlamentar të Administratës Publike
-
Deputeti Zeka u arrestua pak orë pasi shtrëngoi duart me Haradinajn
-
Dështon seanca ndaj Milaim Zekës e të tjerëve në rastin e vizave