Meridian Express – rrjeti i dyqaneve të lagjes, në bashkëpunim me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” kanë filluar kampanjën “Dhuro edhe ti për Fitër Bajram”. Qëllimi i kësaj kampanje është grumbullimi i sa më shumë pakove për familjet në nevojë që Festën e Fitër Bajramit ta presin me tryezën e mbushur plot.
Në 41 marketet, të cilat janë prezente në tetë qytetet kryesore në Kosovë, do të jetë nga një shportë e cila do të përmbajë produkte esenciale, ju mund të kontribuoni duke blerë këto pako të cilat do të dhurohen për familjet në nevojë. Pako përmban produkte 100 % vendore të cilat janë: miell, pasul, oriz, makarona, vegetë, kripë, supë, llokum dhe lëngje.
Grupi i Vullnetarëve #COVID19 është krijuar me iniciativën e organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën / Let’s Do It Kosova” me qëllim të bashkimit të të gjithë atyre qytetarëve, që duan të kontribuojnë vullnetarisht për të menaxhuar sa më lehtë, sigurt dhe suksesshëm situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19 si dhe për të ndihmuar familjet gjithandej vendit që kanë mungesë të gjërave elementare për jetesë në këto kohë krize. Përzgjedhja e familjeve për shpërndarjen e ndihmave do të bëhet nga kjo organizatë
Yllka Mustafa Vejsa – Menaxhere e Marketingut në Meridian Express u bën thirrje gjithë konsumatorëve që të kontribuojnë duke blerë pako ushqimore për këto familje, në mënyrë që edhe familjet në nevojë të shoqërojnë festën me fytyra të buzëqeshura e tavolina të mbushura.
Kampanja zgjat nga data 29 prill – 7 maj në të gjitha marketet Meridian Express.
Edhe
Mbi 500 pako dhurohen për familjet në nevojë!
Le të ndajmë me të tjerët gëzimin e Festës të Fitër Bajramit!
*Artikull i sponsorizuar
-
Gëzoje për Festa, Dhuro edhe ti
-
Meridian Express për ditëlindjen e 13-të, dhuron 10,000 € për kampanjën “Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë”.
-
Meridian Express dhe konsumatorët dhurojnë 6,582 euro – për fëmijërinë që secili fëmijë e meriton!
-
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!