Një mërgimtar ka vdekur të hënën në mëngjes në Podujevë, teksa ishte duke udhëtuar me veturë me familjen e tij drejt Perëndimit pas pushimeve në Kosovë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se personit i është keqësuar gjendja dhe më pas ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është raportuar rreth orës 06:00 të hënën.