Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, në mjediset e Akademisë, në Prishtinë.
Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga udhëheqësit e të dy institucioneve të larta shkencore dhe arsimore, Kryetari i ASHAK-ut, akademik Nexhat Daci dhe Rektori i UP-së, profesor Marjan Demaj.
Sipas kumtesës dërguar mediave nga ASHAK, ky memorandum ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit për ngritjen dhe promovimin e performancës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët si dhe t’i përcaktojë fushat fundamentale të kërkimeve akademike, në të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen.
Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është dokumenti i parë i këtij lloji i nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve të larta akademik.
-
UP dhe ASK me Marrëveshje Mirëkuptimi për qasje në të dhënat statistikore
-
Akademia feston gjysmëshekullin si institucion shtetformues e emancipues
-
Dy akademitë zyrtarizojnë bashkëpunimin për dy vjetët e ardhshëm
-
BKT Kosova dhe Fakulteti Ekonomik – Universiteti “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi
-
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Filozofik