Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në takimet e Bankës Botërore dhe FMN-së një delegacion nga Kosova.
Në Zërin e Amerikës, ishte i ftuar për një bisedë Guvernatori në detyrë i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMehmeti tha se ekonomia e Kosovës ka ecur mirë, me një rritje ekonomike rreth 4 për qind dhe se sektori financiar është kontribuuesi më i madh në këtë rritje. Ai tha se bankat e Kosovës kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe se kanë shtuar ndjeshëm kreditimet për sektorin privat.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës tha se korrupsioni është një fenomen që ka ndikuar negativisht në tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë.