Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se 2021-a konsiderohet vit i suksesshëm për Kosovën. Ai tha se ekonomia e vendit ka shënuar rritje prej 9.9 për qind. Kjo sipas tij, falë diasporës, politikave të Qeverisë dhe rolit të BQK-së.
“Viti 2021 konsiderohet vit i suksesshëm për Kosovën, falë diasporës, politikat e qeverisë dhe rolit të BQK-së, ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind”, tha Mehmeti në një konferencë për media.
Sipas tij, rritje kanë shënuar remitencat, që shkuan mbi 900 milionë euro.
“Me gjithë vështirësitë, viti 2021 jam i lumtur si guvernator i BQK-së, që kemi arritur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai.
“Kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”, u shpreh Mehmeti.
Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri./EO/
-
BQK-ja parashikon rritje ekonomike 4.1 për qind vitin e ardhshëm
-
BQK-ja parasheh një rritje ekonomike prej 4.1 për qind këtë vit
-
BQK-ja parashikon rritje ekonomike 3.2 për qind në vitin 2023
-
BQK-ja parashikon që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3.2 për qind
-
BQK-ja: Sivjet parashihet rritje ekonomike prej 4 për qind