Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj.
Mehaj nga Kampi Amerikan "Bondsteel", ka thënë se Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë, si dhe garanti kryesor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.
“Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë. E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve. Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj. Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Mehaj: Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake zhvillohet në bashkëpunim me SHBA-në
-
Mehaj: Kosova mbetet e pacenueshme
-
Mehaj bën thirrje për të kontribuar në Fondin e Sigurisë
-
Mehaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial
-
Mehaj: Kudo ku është nevoja në territorin e Kosovës, FSK-ja do të jetë aty