Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se homazhet që liderë serbë i kanë bërë Sllobodan Millosheviqit duhet të shihen si alarm për Bashkimin Evropian dhe botën perëndimore demokratike. Sipas tij, thurja e lavdeve për ish-kreun e Serbisë nga ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin është kërcënim për shtetet që ishin viktimë të agresionit serb.
“Në kohën kur e gjithë bota demokratike po përjeton krimet e forcave ruse mbi popullin e Ukrainës, Ministri serb Vulin, bënë homazhe dhe thur elozhe për ‘heroizmin’ e ‘Kasapit të Ballkanit’ dhe kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq. Vulin, fyeu edhe gjithë ato viktima, civil të pafajshëm, në Masakrën e Reçakut, që nënkupton se fyeu edhe gjithë viktimat e gjenocidit të urdhëruara nga ‘heroi’ i tij, duke mohuar gjenocidin e forcave kriminale serbe mbi popullin shqiptar të Kosovë, për çka edhe u ndërhy nga aleanca e vendeve demokratike më 1999. Kur një ministër i një qeverie të një shteti i cili aspiron në Bashkimin Evropian, nderon dhe glorifikon të bëmat e një krimineli, duhet të jetë alarm për qarqet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të BE-së dhe gjithë botës perëndimore demokratike”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Po ashtu ai ka thënë se Millosheviqi është lavdëruar edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ky është provokimi i tij i orkestruar i radhës, që nënkuptohet kërcënim ndaj Kosovës, Bosnes e Kroacisë dhe popujve të tyre viktima të krimit të Serbisë së Millosheviqit, i cili përveç nga Vulin është lavdëruar edhe nga presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq. Paqja, siguria, stabiliteti e demokracia perëndimore janë të zbehta me mendje e qasje të tilla primitive, antihumane dhe anticivilizuese. Kjo qasje djallëzore nuk shqetëson Republikën e Kosovës dhe popullin e saj i cili nuk harron kurrë, sepse Liria dhe Pavarësia e saj, tanimë janë realitet i fuqishëm, dhe se shteti i Kosovës qëndron natyrshëm mbi bazamentin e vlerave euroatlantike”, ka vazhduar ai. “Është momenti i fundit për rreshtimin në anën e duhur të historisë, kërkim-falje, dënimin e kriminelëve serb, si dhe duke mos jetuar me mitet e rrejshme e mendjet e sëmura nga urrejtja”.
-
Mehaj: Periudhës së shantazheve e të kërcënimeve i ka ardhur fundi
-
Mehaj: Kërcënim për komunitetin serb janë grupet e dirigjuara nga Beogradi
-
Mehaj: BE-ja po përkëdhel Serbinë pavarësisht qasjes destruktive
-
Mehaj thotë se Kosova është e sigurt, por bën thirrje për gjakftohtësi
-
Mehaj: Serbia mezi pret ta bëjë në Kosovë atë që Rusia po bën në Ukrainë