Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Serbia po përkëdhelet nga BE-ja pavarësisht qasjes destruktive të saj dhe derisa Beogradi zyrtar vazhdon të mbetet zgjatim i Rusisë në Ballkan dhe BE-ja vazhdon të mbetet pa qëndrim të qartë ndaj saj, epilogu i procesit të dialogut Kosovë-Serbi do të mbetet i paqartë.
Ai në një postim të gjatë në Facebook ka shkruar se Serbia me politikën e saj hegjemoniste të udhëhequr nga krimineli Sllobodan Millosheviq, shkaktoi vuajtje, vdekje e shkatërrime në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Kosovë, më të mëdhatë dhe më të tmerrshmet që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Serbia është ajo që e përkrah Rusinë në luftën kundër Ukrainës dhe pavarësisht kësaj vazhdon të mbetet zgjatim i Rusisë në Ballkan, dhe para këtij fakti BE vazhdon të flirtojë, pa qëndrim të qartë ndaj Serbisë, epilogu i procesit të dialogut Kosovë-Serbi do të mbetet i paqartë”, ka shkruar Mehaj. "Derisa BE, kërkon në pafundësi, përmbushjen e kritereve nga vendet me orientim properëndimor si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që synojnë stabilitetin e institucioneve me garantimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave, ekonominë e tregut të lire, Serbia përgjatë tri dekadave edhe pas gjithë atyre mizorive, vazhdon të armatoset nga Rusia, Kina dhe Bjellorusia dhe të krijoj në vazhdimësi tensione e destabilitet në rajon".
- BE-ja të mos bjerë në gracka rreth mbështetjes publike për anëtarësim të vendeve të reja
-
Palokaj: BE-ja me qëndrime hipokrite ndaj Serbisë
-
Pahor: Nëse Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, heq dorë nga BE-ja
-
Mehaj: Kosova mbetet e pacenueshme
-
Mehaj: Sanksione jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe Serbisë që ndjek politikat ruse