Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj gjatë një takimi me parlamentarin gjerman, Christoph Plob dhe ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Jörg Rohde, ka biseduar mbi situatën aktuale gjeopolitike, ndikimin rus në Ballkan dhe zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Mehaj ka thënë se Kosova synon anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, në të cilin rrugëtim kërkon mbështetjen e secilit shtet mik, edhe të Gjermanisë.
“Pozicionimi ynë është i qartë, në mbështetje gjithmonë të vlerave demokratike, larg tendencave serbo-ruse për destabilizim të Ballkanit, rrjedhimisht dhe Evropës. Sanksionet duhet vendosur jo vetëm ndaj Rusisë por edhe Serbisë që verbërisht ndjek politikat ruse”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.
Në takim u bisedua edhe rreth avancimeve të ushtrisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, gatishmërinë për të ofruar mbështetje në operacionet ndërkombëtare, për transportimin e afganëve si dhe trajnimin e ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të lëndëve të rrezikshme.
-
Mehaj takon parlamentarët gjermanë, diskutojnë edhe për stabilitetin në vend
-
Mehaj: Serbia operon sikurse Rusia, Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Partneritetin për Paqe
-
Mehaj takon Escobarin: Kosova ka një destinacion, anëtarësimin në BE dhe NATO
-
Mehaj: Anëtarësimi në NATO do ta përmbyllte përgjithmonë problemin me Serbinë
-
Mehaj dhe Savola flasin për synimet e përbashkëta për anëtarësim në NATO