Një hap në zgjidhjen e nyjës së Kosovës do të mund të bëhej gjatë muajit nëntor kur kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq do ta ketë rastin që në Paris të takohet me liderin e Francës e të SHBA-së, Emmanuel Macronin e Donald Trumpin, shkruan sot gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Ata, sipas kësaj gazete, më 11 nëntor do të marrin pjesën në paradën e madhe ushtarake në kryeqytetin e Francës me rastin e fitores së 100 vjetorit në Luftën e Parë Botërore.
Vuçiq do ta shfrytëzojë këtë rast që me disa nga liderët e vendeve më të mëdha në botë të këmbejë qëndrime, për siç thotë mediumi, zgjidhje kompromisi për Kosovën, transmeton Koha.net.
“Takimi në Paris do të jetë kulmi i ofensivës diplomatike i Vuçiqit për Kosovën, sepse pak para takimit në Paris ai për këtë çështje do të flasë edhe me kryetarin e Rusisë Vladimir Putin e para tij ai do të qëndrojë në Kinë”, përfundon mediumi.
-
Vuçiqi me Macronin në Paris: Nga Kosova e deri te energjia bërthamore
-
Macroni të hënën takohet me Vuçiqin: Normalizimi me Kosovën, çështje integrale e anëtarësimit në BE
-
Macron konfirmon mbështetjen e Francës për dialogun
-
Vuçiqi në Paris do të takohet me Macronin, temë edhe Kosova
-
Vuçiqi foli me Macronin edhe për Kosovën