Siç thonë burime që gazeta e Beogradit “danas” sot i quan diplomatike, Asociacioni i Komunave serbe në këmbim të ulëses së Kosovës në Kombet e Bashkuara është diçka e sigurt.
Por, kjo pa mundësinë që AKS të jetë kornizë për autonomi, përkatësisht të ketë pushtet ekzekutiv.
Këtë zgjidhje nuk e kundërshton vetëm Prishtina, por edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, marrë parasysh se askush nuk dëshiron një Republikë Serbe të re në Kosovë, thotë kjo gazetë.
Ky medium nuk i citon burimet e veta diplomatike, por përmend qëndrimin e Vuçiqit në SHBA dhe, siç thuhet, takimin e tij sekret me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbia paralajmëron ofensivë diplomatike kundër Kosovës në OKB
-
“Danas” njofton për versionin e ri të propozimit franko-gjerman
-
Daçiq: SHBA-ja e Brukseli s'po e detyrojnë Kurtin për Asociacionin
-
Vuçiq: BE-ja duhet t’i japë përgjigje Kosovës për refuzimin e Asociacionit
-
Sipas Vuçiqit, BE kërkon nga Serbia të mos e kundërshtojë pranimin e Kosovës në OKB