Një veturë zyrtare e Republikës së Kosovës, është fotografuar me bagazh të ngarkuar me dushk sot në Veternik të Prishtinës.
Një lexues i portalit Koha.net ka dërguar në adresë këtë fotografi që shpërfaq abuzimin me veturën zyrtare.
Sipas të gjitha gjasave vetura është në shfrytëzim të ndonjë pjesëtari të komunitetit serb, i punësuar në institucionet e Kosovës, meqë dushku në këtë kohë mblidhet për të festuar Krishtlindjen ortodokse.
Kjo nuk është hera e parë që veturat zyrtare abuzohen nga punonjësit e institucioneve të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Keqpërdorimin e veturave zyrtare s’ka kush e ndal
-
LDK-ja hedh poshtë akuzat e PDK-së për keqpërdorim të veturës zyrtare
-
PDK në Lipjan akuzon LDK-në për bartje të votuesve me veturë zyrtare
-
Një veturë zyrtare përfshihet në aksident pas mesnate në Veternik
-
Qytetari keqpërdor veturën e policisë, rasti po hetohet