Me flamuj e thirrje provokuese, qindra qytetarë serbë të Kosovës kanë shënuar të premten Epifaninë në liqenin e Ujmanit.
Flamuri me hartën e Kosovës e ngjyra të Serbisë dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim” u shfaq gjatë garës. Aty u dëgjuan edhe këngët nacionaliste si “Kosova është zemra e Serbisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEpifania njihet si festë krishtere që përkujton pagëzimin e Jezu Krishtit. Gara tradicionale zgjat 33 metra not, që simbolizon numrin e viteve që jetoi Jezusi. Siç shkruan “Kossev”, sipas organizatorëve në garë morën pjesë rreth 200 persona.

Aty janë parë edhe flamuj rusë.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forca policore. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aktiviteti ka qenë i paralajmëruar “ndërsa për thirrjet që janë bërë do të kontaktohet organizatori dhe pas kësaj në konsultim me prokurorin, vendoset si do të veprohet tutje”.
Fituesi i garës së notit, Aleksander Kasaloviq ua ka dedikuar fitoren tre pjesëtarëve të grupit që u vranë nga Policia e Kosovës gjatë sulmit në Banjskë në pjesën veriore të Kosovës. “Ky not është për vëllezërit tanë nga Banjska, të cilët kanë vdekur më 24 shtator. Edhe Kosova është Serbi veç le të dihet kjo punë”, ka deklaruar ai.