Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ai ka bërë me dije se ky vit shkollor do të nisë më 3 shtator dhe nuk do të ketë greva. Megjithatë, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” Jasharaj ka paralajmëruar se në vazhdim të vitit shkollor sistemi arsimor mund të përballet me greva nëse institucionet shtetërore nuk i përfillin kërkesat e SBAShK-ut për njohjen e stazhit për vitet ’90-ta dhe për nivelizimin e pagave.
Ai ka thënë se punëtorët e arsimit nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa një vend meritor në Ligjin për pagat si dhe miratimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ’90-ta.
-
SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
-
Jasharaj: Qeveria duhet të gëzohet kësaj radhe që mësimi nis pa greva
-
Jasharaj: Mosshpërndarja e teksteve mund të shkaktojë probleme në fillimin e vitit shkollor
-
Pas një muaji grevë, të hënën nisi viti i ri shkollor
-
Përplasjet Qeveri - SBASHK, 1 shtatori i gjen nxënësit në shtëpi