Komuna e Prishtinës, gjatë vitit 2017, kishte shpenzuar vetëm 57 % të buxhetit për investimet kapitale.
Për vitin e kaluar, buxheti final i investimeve kapitale ishte mbi 31 milionë, derisa ishin shpenzuar rreth 17 milionë, raporton KTV.
Auditori i Përgjithshëm në Raportin për vitin 2017 ka vlerësuar se ky realizim i Komunës paraqet një performancë më të dobët në krahasim me vitin paraprak.
Për më tepër, sipas ZAP-it, trendi negativ paraqitet që nga viti 2015 dhe se ekzekutimi i ulët lidhur me investimet kapitale është sfida kryesore, me të cilën përballet komuna.
Organizatat që monitorojnë punën e Komunës thonë se raporti i auditimit nuk dallon shumë me atë të vitit të kaluar.
Arsyet për një ekzekutim kaq të ulët të buxhetit që Komuna i ka dhënë ZAP-it lidhen me vonesat në realizimin e projekteve, inicimin dhe lidhjen e kontratave me vonesë.
Edhe
Shumë komuna s’e realizuan as gjysmën e buxhetit për projekte
Auditori, në anën tjetër, rekomandon Kryetarin e Komunës që të ndërmarrë një vlerësim sistematik të arsyeve për nivelin e ulët të ekzekutimit të këtij buxheti dhe të rishikohet Performanca buxhetore në baza mujore.
Ndërkohë, ZAP- i, në nëntë raste, ka gjetur se Komuna e Prishtinës kishte angazhuar zyrtarët në kryerjen e punëve për periudhën më të gjatë se gjashtë muaj dhe pa procedura përkatëse të rekrutimit.
Komuna gjithashtu kishte shkelur ligjin për shërbimin civil edhe në nëntë raste të tjera, kur 9 pozita menaxhuese ishin mbuluar me ushtrues detyre, më gjatë se tre muaj, e disa që nga viti 2015.
-
Prizreni për 9 muaj ka shpenzuar vetëm 32 për qind të buxhetit për projekte kapitale
-
Komuna e Prizrenit për 9 muaj ka shpenzuar 37.5% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale
-
Prizreni për 6 muaj ka shpenzuar 20% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale
-
Prishtina në krye të shtatë komunave që dështuan me projektet kapitale