Më 17 qershor do të mbahet seanca gjyqësore në rastin “Pronto”.
Në gjë të tillë e ka konfirmuar për KOHËN Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit.
Në janar të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë i liroi si të pafajshëm 11 të akuzuarit në rastin “Pronto”.
Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Besim Beqaj e 8 të tjerë u liruan nga akuzat për “Shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.
Ndonëse në janar të këtij viti ishte shpallur aktgjykimi lirues, trupit gjykues të udhëhequr nga Shashivar Hoti i ishin dashur dy muaj kohë që ta përpilonte këtë aktgjykim.
Artikuj të ngjashëm
-
“PRONTO”: 10 vjet prej përgjimeve, 3 vjet nga aktakuza, 6 muaj larg parashkrimit
-
Supremja prish dënimin e Adem Grabovcit dhe 2 të tjerëve, rasti “Pronto” kthehet në rigjykim
-
Supremja vërteton aktgjykimin dënues të Apelit ndaj Grabovcit dhe dy të tjerëve për rastin “Pronto”
-
Nis seanca gjyqësore për rastin “Pronto”
-
Nis seanca në shkallën e dytë për rastin “Pronto” pa përfaqësues të Prokurororisë së Shtetit