Prioritet i Ministrisë së Drejtësisë është fuqizimi i kapaciteteve të ndërmjetësimit. Kështu ka thënë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësimin e Integruar (“CSSP”) në qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit për avancim të mëtutjeshëm të ndërmjetësimit.
Ky i fundit, është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë, në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve për qasje në drejtësi por edhe të avancimit të mëtutjeshëm të metodave alternative për zgjidhjen e kontesteve.
Gjatë takimit, Haxhiu ka shpalosur aktivitetet e planifikuara lidhur me ndërmjetësimin, ku u referua, ndërmjet tjerash, edhe në hartimin e Rregullores për Vetë-inicim të rasteve, trajnimeve të vazhdueshme dhe profilizimin e ndërmjetësuesve, digjitalizimin e databazës si dhe kampanjave vetëdijësuese.
Përfaqësuesit e CSSP-së theksuan që pikërisht këto prioritete reflektonin gjendjen në terren për sa i përket ndërmjetësimit, dhe ofruan bashkëpunimin e tyre të mëtutjeshëm në kuptim të koordinimit dhe mbështetjes së aktiviteteve.
Po ashtu, CSSP ofroi të mbështesë edhe trajnime të vazhdueshme për komunitetet jo shumicë, marrë parasysh involvimin e tyre paraprak në themelimin e Qendrës së Ndërmjetësimit në Mitrovicë.
-
Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë
-
Haxhiu: Kushtetuesja është bërë aleate me opozitën
-
Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale: Ministrja Haxhiu t’i përmbushë obligimet e jo të sulmojë
-
Haxhiu: Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara po humbin vlerën
-
Haxhiu - Prokurorisë Speciale: Trajtoni me seriozitet çështjet e krimeve të luftës