Rreth 1 milion e gjysmë euro detyrime financiare ka marrë Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen ligjore të të akuzuarve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Një javë pas vendimit për deklasifikimin e pagesave, Ministria e Drejtësisë ka dërguar të dhënat për këto pagesa te mediat të cilat kishin kërkuar qasje në to.
Në listën e pagesave janë 7 kosovarët e akuzuar që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Më së shumti para janë aprovuar për mbrojtjen e kreut të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, gjithsej 315.150 euro, e më së paku para për mbrojte nga të akuzuarit deri tani ka përfituar ish-kryekuvendari, Kadri Veseli. Sipas këtyre të dhënave, avokatit Ben Emmerson që e përfaqëson Veselin, në muajin mars të këtij viti i është aprovuar një fletëpagesë në vlerë të 31 mijë euro.
Prej 1 milionë e gjysmë euro të aprovuara, që nga nëntori i vitit të kaluar janë ekzekutuar vetëm rreth 400 mijë euro për mbrojtjen e 7 të akuzuarve, ndërsa pjesa tjetër është ende obligim.
{gallery}
-
Shteti dha për Gucatin mbi 300 mijë euro, për Veselin 30 mijë euro
-
MD: Mbi 32 mln euro janë paguar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, mbi 5 mln vetëm për Thaçin
-
Mbrojtja juridike e të akuzuarve të Speciales: 5.4 milionë euro për një vit
-
Gati gjysmë milion euro për katër kërkesa të mbrojtjes së të akuzuarve në Hagë
-
Katër kërkesa nga të akuzuarit në Hagë për mbështetje financiare për mbrojtje