Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve do të mbyllet përkohësisht rruga “Ulëzat” në lagjen Hajvalia në Prishtinë.
Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë deri më 24 dhjetor.
“Ju njoftojmë se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur përkohësisht dhe pjesërisht. Kjo masë do të zgjasë deri më 24.12.2025. Gjatë periudhës së mbylljes, do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku në mënyrë që të minimizohet pengesa për qarkullim”, ka njoftuar Komuna.
Artikuj të ngjashëm
-
Prej të shtunës mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet
-
“Marshi për Liri” në Prishtinë, Policia njofton mbylljen e tri rrugëve
-
Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë
-
Mbyllet për tetë ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit