Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se janë duke vijuar punimet në rrugën Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë, në përfundimin e shtresës qarkulluese të segmentit nga ura në fshatin Firajë.
Punimet do të zhvillohen gjatë së hënës nga ora 14:00 deri në 20:00 dhe të martën 08:00-20:00, me ç’rast gjatë kësaj periudhe do të jetë e mbyllur për qarkullim.
“Ky segment rrugor është i pa qarkullueshëm për pjesëmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5000 metra”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga nesër deri më 11 korrik ndërpritet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër
-
Rruga Dollc-Gjakovë të martën do të mbyllet për qarkullim
-
Nesër nga ora 3 pasdite mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë - Dollc