Një segment i rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë është mbyllur për qarkullim, shkaku i vahzidmit të punimeve në shesh.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Të dashur qytetarë, për shkak të vazhdimit të punimeve në shesh, një segment i rrugës “Zahir Pajaziti” është mbyllur për qarkullim. Për këtë arsye është vendosur që disa rrugëve në qytet të ju ndryshohet kahja me qëllim të vetëm për të shmangur tollovinë në komunikacion. Rruga “Bahri Fazliu” tani është e hapur për të dy drejtimet nga udhëkryqi tek QKMF, deri tek rruga mbrapa komunës së re. Po ashtu rrugës “Afrim Zhitia” i është ndryshuar kahja nga shkolla Naim Frashëri deri tek rrethrotullimi, rruga fillon në të kundërtën e asaj që ishte deri më tani. Ju lusim për mirëkuptim”- ka njoftuar Bulliqi në Facebook.
-
Mbyllet edhe një pjesë e rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë
-
Fillon shenjëzimi i rrugëve në Podujevë
-
Dëmtohet shiriti për biçiklistë, kompania fillon ta heqë pak ditë pas punimeve në Podujevë
-
Ndërtimi i Bulevardit të qytetit lë të bllokuar banorët e disa objekteve kolektive në Podujevë
-
Edhe sheshi “Ali Ajeti” në Podujevë mbyllet