Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbyllen hyrje-daljet ilegale në rrugën Gjilan-Bujanovc

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit ka vendosur që brenda kësaj jave do të mbyllen kyçjet anësore në rrugën me katër korsi Gjilan-Bujanovc, me qëllim që të ofrohet një siguri më e madhe në trafik.

Në këtë rrugë është paraparë të shtohen vendkalimet për këmbësorët. Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka deklaruar se do të ketë riorganizim të rrugëve të tjera në qytet, duke përmendur edhe riorganizimin e rrugës në lagjen “Dardania”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit në rrugën e Prishtinës tashmë kanë përfunduar dhe përveç kësaj do të ndërtohet një mbikalim në rrugën “Nëna Terezë”, me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët pasi në atë rrugë kishte humbur jetën një fëmijë i moshës 10-vjeçare, e cila ishte goditur nga një automjet në lëvizje.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)