Shpeshtimi i aksidenteve në rrugën “Marie Shllaku” në qytet të Gjilanit ka bërë që të kalojë rekomandimi i komisionit për riorganizimin e kësaj rruge dhe se do të mbyllen kyçjet në këtë rrugë.
Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Gjilanit, ka deklaruar se do të implementohet vendimi i cili është marrë në Kuvendin Komunal pasi të kalojë edhe procedurën e verifikimit të ligjshmërisë, transmeton Koha Ditore.
“Është vendosur për mbylljen e gjitha kyçjeve që janë nga ana e majta në të djathtën dhe në të kundërtën. Shiriti i mesëm do të shtrihet përgjatë gjithë rrugës dhe kyçja do të bëhet vetëm në rreth. Do të presim verifikimin e ligjshmërisë edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal” ka thënë ai./F.Azemi/
-
Mbyllen hyrje-daljet ilegale në rrugën Gjilan-Bujanovc
-
Reshjet vështirësojnë qarkullimin edhe në Gjilan, thirrje që të shfrytëzohen rrugë alternative
-
Komuna e Prishtinës del me sqarim për bllokimin e rrugëve
-
Për shkaqe sigurie janë mbyllur pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak
-
Serbët protestojnë në Graçanicë, Policia mbyll rrugën kryesore