Ministria e Brendshme e Shqipërisë sqaron se lajmi i dalë në media në lidhje me publikimin e një raporti të ri të CIA-s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, është i pasaktë dhe keq-orientues për publikun, shkruan Gazeta Shqiptare.
Sqarojmë se nuk ka ndonjë raport specifik të kësaj organizate të publikuar në ditët e fundit në lidhje me situatën në Shqipëri.

“The World Factbook”, është i publikuar në faqen zyrtare të CIA-s. Ky është një produkt i kësaj organizate që përditësohet në mënyrë të përjavshme dhe përmbajtja është lehtësisht e aksesueshme online. Pra, megjithëse përditësimi i fundit është i datës 14 gusht 2018, theksojmë se ky është një përditësim i “Factbook” si i tërë dhe jo i të dhënave specifike për Shqipërinë.
Aktualisht për Shqipërinë, “Factbook” ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016. Bashkëlidhur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot “print-screen” të faqeve përkatëse të “Factbook” sipas viteve.

Spekulimet politike për të prodhuar me çdo kusht lajme negative njollosin dhe cënojnë drejtpërdrejt punën dhe sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministria e Brendshme ka qenë dhe mbetet e hapur dhe transparente me median duke informuar me korrektesë për ngjarje që kanë të bëjnë me luftën kundër paligjshmërisë e kriminalitetit.
-
DASH: Qeveria jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut
-
DASH: Kosova mori hapa të besueshëm, por jokonsistent për t’i ndëshkuar shkelësit e drejtave të njeriut
-
“Fikni kompjuterët!”, Policia në Shqipëri reagon pas dyshimeve për sulm kibernetik
-
Publikohet raporti i ri i “Freedom House”, Kosova mbetet vend “pjesërisht i lirë”
-
Shërbimi Informativ i Shqipërisë: Rajoni i ekspozuar ndaj kërcënimeve