Avokati i Veselit, Rodney Dixon, tha se ZPS-ja ka ngatërruar deklaratat e bëra në intervista pas luftës të Veselit për Shërbimin Informativ të Kosovës, duke i paraqitur si deklarata të bëra për shërbimin zbulim-kundërzbulim të UÇK-së.
Ai tha se ZPS thotë se Veseli kishte udhëhequr aparatin për identifikimin e kundërshtarëve, por Dixon argumentoi se në një intervistë të vitit 2011, kur Veseli ishte marrë në pyetje nga prokurorë, ai fliste për SHIK-un dhe vitin 2000 dhe drejtoritë e këtij shërbimi.
Dixon tha se ZPS pretendon se SHIK-u ka qenë funksional që nga viti 1999, por pretendoi se nuk ka asnjë provë që ky shërbim të ishte funksional asokohe, dhe vetëm kah fundi i këtij viti “nisën të lëviznin gjërat” për këtë çështje.
Avokati i Veselit tha se ky shërbim u krijua pas luftës.
“Provat na tregojnë se gjatë luftës ishte e pamundur ta krijoje këtë strukturë. Trajtimet dhe kontaktet jashtë vendit e ndihmuan në strukturën e mëparshme. Pas Rambujesë, Veseli u largua nga posti i tij si shef i shërbimit ushtarak G2, pranë UÇK-së, dhe bëhet fjalë prill 1999 dhe u bë kreu i SHIK-ut civil. Pra SHIK ishte pjesë e Qeverisë [së përkohshme]”, tha Dixon./rel
Në Speciale vazhdojnë deklaratat e mbrojtjes
•E enjte, 12 shkurt: Përmbyllet fjala përfundimtare e Kadri Veselit dhe nis ajo e Rexhep Selimit•E...-
Dixon kundërshton pretendimin se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacione nga Veseli
-
Dixon: Fajësia nuk mund të shpallet në prova të patestuara dhe thashetheme
-
Dixon: Veseli mori pjesë vetëm në tri takime të Shtabit të Përgjithshëm
-
Avokati i Veselit – gjyqtarëve: Nuk ishit në gjendje t’i sqaroni gjërat deri në fund
-
Avokati i Veselit: Ka persona që kanë gënjyer nën betim