Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbrojtja e Limajt vë në dyshim dëshminë e Mehmet Shkodrës, tash i ndjerë

Mbrojtja ka kërkuar lirimin e Fatmir Limajt nga të gjitha akuzat dhe shpalljen e tij të pafajshëm, raporton KTV.

Në fjalën përfundimtare, avokati Karim Khan, që mbron zëvendëskryeministrin e Kosovës, ka vënë në dyshim vërtetësinë e dëshmisë së Mehmet Shkodrës, në bazë të të cilës kishte nisur të hetohet rasti në 2008-2009. Shkodra ka vdekur pastaj në një aksident trafiku më 2010 në Austri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dëshmitarët kanë thënë se deklaratat e tij nuk janë të vërteta. Ne në fakt mendojmë se ato janë të fabrikuara”, ka thënë Khan duke folur për dëshminë e Shkodrës tek hetuesit e EULEX-it.

Limaj dhe 4 persona tjerë akuzohen për krim të organizuar e korrupsion, që ka të bëjë me kurdisje çmimesh të tenderëve në kohën sa Limaj ishte pjesë e PDK-së e ministër i Transportit.

“Ne kemi bindjen se ju, i nderuar trup gjykues, nuk do të udhëhiqeni nga ndonjë thashetheme, interes, por në prova... dhe nëse e bëni këtë atëherë do të vini në përfundim që duhet ta lironi Fatmir Limajn nga të gjitha akuzat dhe lutemi me përulësi se ju do ta bëni këtë dhe ta vini në vend drejtësinë”, ka thënë Khan.

Gjykimi vazhdon me fjalët e tjera përfundimtare, derisa këtë pritet ta bëjë edhe vetë Limaj. Aktgjykimi është paralajmëruar për të premten.