Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltari i Limajt mund të përballet sërish me drejtësinë

Më shumë se tre muaj kanë kaluar prej se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe këshilltari i tij, Endrit Shala, u liruan nga akuzat në procesin MTPT, raporton KTV.

Por, të paktën për Shalën, përballja me organet e drejtësisë nuk ka përfunduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Publikimi i pamjeve të reja në KTV nga festa për lirimin nga akuzat për korrupsion të Fatmir Limajt ka angazhuar sërish Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Kjo e fundit i ka dhënë detyra të reja Policisë së Kosovës. Prokurori që është duke hetuar këtë rast, Ismet Tofaj, nuk ka pranuar të intervistohet e as të japë detaje të tjera, me arsyetimin se ende janë në fazën e hetimeve.

Megjithatë, siç kanë bërë të ditur burime të ndryshme të KTV-së, edhe mysafirë të tjerë që ishin të pranishëm në odën e Limajt në Malishevë janë intervistuar lidhur me këto veprime.

Ky rast po trajtohet nga prokuroria nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar, kur u publikua videoja e parë në KTV.

Në të shiheshin zëvendëskryeministri e ministri Dardan Gashi, këshilltari i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Endrit Shala, dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, teksa gjuanin me armë.