Policia tashmë ka nisur intervistimet e personave të parë rreth kronikës së KTV-së të javës së kaluar, raporton KTV .
Aty shihen duke gjuajtur me armë zëvendëskryeministri Dardan Gashi, Endrit Shala, këshilltar i Fatmir Limajt dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Policia nuk ka dashur të flasë për emrat e të intervistuarve, por ka thënë se janë duke provuar që gjithashtu të sigurojnë prova për ngjarjen.
Kryeprokurori për rajonin e Gjakovës, Ali Selimaj, ka thënë se tani i mbetet Policisë që me autorizim të tyre të vazhdojë e të mbledhë prova dhe të kryejë hetimet tani. Armëmbajtja e paautorizuar, sipas nenit 374 të Kodit Penal, është e dënueshme me gjobë, e burgim deri në 5 vjet, kurse përdorimi i armëve, sipas nenit 375, përveç konfiskimit të armës, dënohet me burgim ndërmjet 1 e 8 vjet.
KohaVisioni ka pyetur Zyrën e Kryeministrit nëse Ramush Haradinaj ka kërkuar raport nga zëvendësit e tij për ngjarjen, por Zyra e tij nuk është përgjigjur në këto pyetje.
Krejt çka ka thënë në një përgjigje të shkurtër është se ‘kjo çështje tani i takon organeve të drejtësisë’.
Edhe
Gjobiten Gashi, Shala e Lushtaku për gjuajtje me armë
Nuk janë vetëm këta zyrtarë qeveritarë që janë kapur duke gjuajtur me armë e festuar në këtë formë.
Njëjtë kishte ndodhur vitin e kaluar, ku në prani të Kadri Veselit gjuhej me armë në një odë në Drenas.
-
Dardan Gashi, Endrit Shala e Sami Lushtaku gjobiten për gjuajtje me armë
-
Me gjithë fushatat vetëdijesuese, ministrat thonë se nuk e dinin që gjuajtja me armë është e palejueshme
-
Ministrat Gashi e Shala pranojnë se kanë gjuajtur me armë, ky i fundit thotë të mos e ketë ditur që po kryen vepër penale
-
Caktohet seanca gjyqësore ndaj Gashit e Shalës për gjuajtje me armë në odën e Limajt