Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbrojtja e Kadri Veselit thotë se Prokuroria duhet të ketë një vit kohë për të paraqitur rastin e saj

Përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, mbrojtja e Kadri Veselit, ka thënë se Prokuroria duhet të ketë një vit kohë për të paraqitur rastin e saj.

“Mbrojtja ka propozuar që ZPS duhet të ketë një vit kohë për të paraqitur rastin e saj me një zgjatje të mundshme prej tre muajsh për vonesa të paparashikuara. Sipas mbrojtjes, ZPS nuk ka treguar një kornizë kohore që beson se do të ishte e përshtatshme për rastin e saj, por thekson se është duke rishikuar listën e dëshmitarëve dhe vlerësimet kohore dhe do të informojë mbrojtjen për vendimet e tyre”, thuhet nga Ben Emmerson, avokat i Veselit.

Në këtë shkresë thuhet se propozimi i mbrojtjes do të rezultonte në një gjyq prej dy deri në tre vjet dhe një fazë gjyqi totale prej katër deri në pesë vjet, në varësi të nëse përdoren periudhat e zgjatjes dhe ndonjë ndërprerje midis rasteve të ZPS-së dhe mbrojtjes.

“ Mbrojtja pohon se 12-15 muaj i ofrojnë ZPS-së mundësi të mjaftueshme për të ngritur një rast kundër të akuzuarve. Për më tepër, nëse nuk mund të bëhet brenda këtij afati kohor, ka shumë pak gjasa që tërheqja e mëtejshme e procedurave do t’i shërbejë interesave të dikujt”, thuhet tutje.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Edhe Veseli i drejtohet Speciales, kërkon gjykim në kohë të arsyeshme Arbëri Veseli i drejtohet Speciales, kërkon gjykim në kohë të arsyeshme

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Seminishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen me forcë e personave dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar “arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen”. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar “burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, dhe persekutimin”.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Edhe Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së Arbëri Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./ Betimipërdrejtësi