Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbrëmje e madhe sportive bamirësie më 29 korrik në Prishtinë

Më 29 korrik 2017 në Prishtinë do të zhvillohet një mbrëmje e madhe sportive – bamirësie, me ç’rast në ring do të paraqiten luftëtarë me zemër humanitare ku vijnë enkas nga e gjithë bota vetëm e vetëm për t’iu përgjigjur thirrjes së këtij aktiviteti.

Qëllimi i kësaj mbrëmje është që të mblidhen sa më shumë të holla nga afaristët si dhe nga shitja e biletave dhe ato t’u dedikohen fëmijëve të sëmurë si dhe jetimëve. Organizatori i kësaj mbrëmjeje, kampioni i katërfishtë i botës, Mustaf Kicaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në numër sa më të madh, që “kështu edhe ju të ndihmoni një fëmijë që ka nevojë për kujdes”.

Kjo do jetë hera e pestë që organizohet një galla mbrëmje e tillë, por e para në Kosovë. Në aktivitetet e mëparshme ishin mbledhur mbi 50.000 franga zvicerane dhe të gjitha u dedikuan për Ligën e Kancerit në Zvicër „Krebsliga”.

Organizator është kampioni i katërfishtë i botës, Mustaf Kicaj, i cili me prejardhje është nga Theranda, por që jeton një kohë të gjatë në Winterthur të Zvicrës, së bashku me menaxherin, Evren Dalipi.

Ndihmoni fëmijët, bëhet thirrje, dhe për këtë jepet edhe xhirollogaria:

Edhe Meçe humanitare nga “luftëtarët” më të mirë shqiptarë Sport Meçe humanitare nga “luftëtarët” më të mirë shqiptarë

Credit Suisse Bank CH41 0483 5150 4281 9100 2

Shoqata Benefiz Event SWIFT/BIC code: CRESCHZZ80A