Luftëtarët më të mirë shqiptarë të arteve parciale, të shtunën do të luftojnë në Prishtinë, në mbrëmjen e madhe sportive, me karakter humanitar.
22 meçe, do të organizohen në Pallatin e Sportit në Prishtinë, të shtunën, nga organizatorët e kësaj mbrëmjeje, Mustafë Kicaj e Evren Dalipi, që kanë ftuar luftëtarët më të mirë shqiptarë në Evropë, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke nisur nga ora 16:00, kikboksierë, boksierë dhe luftëtarë MMA shqiptarë, do të ndeshen të shtunën me kundërshtarë nga Greqia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Gjermania.
Në konferencën për shtyp të premten, në El Greco, organizatorët dhe luftëtarët, kanë folur mbrëmjen humanitare të shtunën.
Sipas organizatorit qëllimi i kësaj ngjarjeje është mbledhja e sa më shumë parave nga afaristët dhe biletat e shitjes, për fëmijët me nevoja dhe fëmijët bonjakë.
Më vjen mirë për këtë ngjarje dhe jam shumë i nderuar që jam këtu. Po vërejë interesim dhe vëmendje të madhe. Unë premtojë që do të bëjë një meç të mirë.
Edhe për mua është nder që jam këtu. Për këtë e falënderojë trajnerin tim Mustafë Kiçaj që më ka ftuar. Edhe unë shpresojë që do t’iu dhurojë një meç të mirë.