Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sot mbahet mini-maratona, mjetet i dedikohen fëmijëve me kancer

Në Prishtinë sot do të mbahet për herë të tretë mini-maratona prej 5 kilometra, e cila ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme duke bartë energjinë pozitive tek secili pjesëmarrës, por njëkohësisht duke i dhënë kontribut komunitetit.

Organizatorët e kësaj gare sportive, Afërdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci, kanë njoftuar se në këtë vit mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’iu dedikohet fëmijëve me kancer, konkretisht repartit të onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesëmarrësit në këtë “Mini Maratona 5K” mund të jenë prej moshës 2 vjeçare e tutje, vrapues për herë të parë, atletë profesionistë, student etj.

Fituesit zyrtar do të ndahen në kategorinë e femrave, meshkujve dhe fëmijëve, të cilët do të fitojnë shpërblime modeste.

Ngjarja do të nisë me një festival muzikor prej orës 10:00. Garuesit do të vrapojnë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te rrethi (ish-Hotel Baci) dhe kthimi në pikën fillestare ku planifikohet të mbahet festivali muzikor.

Gjithashtu, edhe sot mund të merren numrat tek tavolina informative që do të gjendet afër binës.