Është mbledhur bordi i Telekomit të Kosovës. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të shkarkohet kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi dhe drejtori financiar, Armand Osaj.
Pjese e kësaj mbledhjeje sipas informacioneve që ka KOHA pritet të jetë edhe ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.
Ndërkaq pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar afër objektit të Postës. Merret vesh se policia ka shtuar praninë e saj për shkak të situatës së tensionuar në këtë mbledhje.
Raportohet se disa pjesëtarë të Policisë kanë hyrë brenda objektit të Postës.

Artikuj të ngjashëm
-
Nisin hetimet rreth incidentit gjatë mbledhjes së Bordit të Telekomit të Kosovës
-
Sot mblidhet Bordi i ri i Telekomit, pritet shkarkimi i menaxhmentit
-
Bordi i Telekomit sqaron pse dështoi mbledhja e paraparë, prania e policisë thonë ishte për kolegët nga Posta
-
Bordi i Telekomit u shkarkua nën dyshimet për përfshirje në afera korruptive
-
Qeveria pritet të shkarkojë Bordin e Telekomit