Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhen grupet parlamentare të VV-së dhe PDK-së

kuvend-buxhet

Foto: Driton Paçarada

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen sot para orëve vendimtare për zgjedhjen e presidentit.

KOHA ka mësuar se Grupi Parlamentar i VV-së do ta mbajë mbledhjen në ora 13:30, ndërsa ai i PDK-së nga ora 14:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova ka hyrë në orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit. Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati më 4 prill. E sipas Kushtetutës, Kuvendi nëse dështon ta zgjedhë presidentin jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, atëherë shteti shkon në zgjedhje të reja. Ka pasur interpretime të ndryshme se a duhet të jetë kjo datë 4 apo 5 marsi. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu pati thënë se është 4 marsi, e në LDK një ditë më herët u shprehën se afati përfundon më 5 mars.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa i ka Kuvendi.

Sipas Kushtetutës, për ta propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.