Mbi gjelbërim është parkuar të premten në mbrëmje një veturë në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.
Lexues të KOHA.net kanë dërguar fotografi të veturës, duke shprehur pakënaqësi. Madje sipas tyre, në këtë rrethrrotullim vazhdimisht ka vetura të parkuara.
Raste të shumta të parkimit të tillë e thyerja e rregullave të tjera, kryesisht nga shoferët që përdorin telefonin gjatë ngasjes, apo tejkalimi i shpejtësisë, janë duke u raportuar vazhdimisht nga qytetarët e Kosovës në rrjete sociale.
Javën e shkuar një parkim i tillë bëri bujë nëpër media. Bëhej fjalë për një veturë të EULEX-it që qe parkuar në zonë ku s’lejohet e zyrtari ngasës i pyetur se a parkon kështu në shtetin nga ku vjen u përgjigj me arrogancë se “kështu parkoj në Kosovë”.