Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 9000 raste aktive me COVID në Prishtinë

Prishtina mbetet qyteti me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Në Prishtinë janë 9086 raste aktive me COVID. Vetëm gjatë të martës u regjistruan 575 raste të reja me koronavirus.

Pas Prishtinës vjen Peja me 2706 raste aktive. Gjilani është i treti me 2304 raste, ndërsa Prizreni i katërti me 2103 raste. Mitrovica është e pesta me 1677 raste aktive.

Në total në Kosovë janë 32.906 raste aktive.